Anad organizon trajnime si dhe sesione informimi te ndryshme per grate qe nuk degjojne qe kane te bejne me temat:
- per te drejtat e tyre si dhe shendetin e gruas
- mundesine e te shprehurit dhe ndarja e gjendjes se tyre te brendshme duke kerkuar dhe gjetur ndihme nga njera tjetra
- aktivitete te ndryshme sportive
Ka nje klub per grate qe nuk degjojne qe ndodhet ne Tirane prane zyrave te Anad ku zhvillohen dy here ne muaj takime ku mund te vijne gra nga e gjithe Shqiperia.
Gjate vitit ne organizate zhvillohen sipas rastit, seminare te ndryshme ku mblidhen gra qe nuk degjojne nga Shqiperia.
Anad me ane te trajnimeve synon fuqizimin e tyre ne menyre qe ato te jene ne gjendje te perfshihen ne bordin e Anad-it, bordin e KRSHND-se dhe aktivitete te tjera te organizates.
Vizioni dhe qellimi I Anad-it eshte qe grate qe nuk degjojne ne te gjithe Shqiperine ne te ardhmen te gezojne jete te pavarur te barabarte njesoj si burrat.