Informimi i komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me situatën COVID-19 dhe vendimet më të fundit të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

| Categories Kryefaqja
Informimi i komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me situatën COVID-19 dhe vendimet më të fundit të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëgratëdhevajzatqënukdëgjojnë




Përshëndetje! Po ju paraqes faqen e web www.platforma-pak.al

| Categories Kryefaqja
Përshëndetje!
Po ju paraqes faqen e web www.platforma-pak.al përmbajtjen dhe cfarë ofron.
Para një viti kjo platformë u mbyll për arsye teknike dhe tani është e disponueshme dhe e aksesueshme.
Informacioni që gjendet ne këtë faqe u shërben në mënyrë të vecantë kategorisë së personave me aftësi të kufizuar si më poshtë:
– Personave të verbër, nëpërmjet informacionit me anë të audios.
– Personave me vështirësi në të nxënë duke përdorur gjuhën e thjeshtuar.
– Personat që nuk dëgjojnë nëpërmjet informacionit në gjuhën e shenjave.
Këtu do të njiheni dhe përditësoheni për të gjitha ligjet, vendimet, aktet nënligjore që qeveria ka
dhe do të nxjerrë në lidhje me aftësinë e kufizuar.
Të gjithë të interesuarit që duan të dinë mbi situatën ligjore në vendin tonë mund të na ndjekin
në këtë faqe.
Faleminderit!




Përshëndetje! Dua t’ju njoftoj se stafi jonë pas proçesit të intervistimit dhe aprovimit nga strukturat e ANAD u shtua me dy punonjëse të reja (persona që dëgjojnë)

| Categories Informacion nga ANAD
Përshëndetje!
Dua t’ju njoftoj se stafi jonë pas proçesit të intervistimit dhe aprovimit nga strukturat e ANAD u shtua me dy punonjëse të reja( persona që dëgjojnë):
Eglantina Ajdinaj, Financiere
Merushe Zeneli, Asisente zyre
Faleminderit që ju bashkuat ekipit të ANAD!





“Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Covid-19, edukim i aksesueshëm për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri”

| Categories Informacion nga ANAD
“Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Covid-19, edukim i aksesueshëm për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri” ANAD në partneritet me World Vision in Albania and Kosovo po implementon projektin “Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Covid-19, edukim i aksesueshëm për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri” Ky project synon përgatitjen e materialeve mësimore dygjuhësore nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe gjuhës së shkruar shqipe për Institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë dhe përgatitjen për herë të parë në Shqipëri të një manuali për mësuesit të cilët punojnë me nxënës që nuk dëgjojnë.

Ky projekt financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga World Vision in Albania and Kosovo në bashkëpunim me organizatat partnere.

#strongertogether #gjithëpërfshirje #inclusion #inclusionmatters #deafeducation #bilingualeducationfordeafchildren #educationinsignlanguage

World Vision in Albania and Kosovo
Foundation Together Albania
Defending the Rights of People with Disabilities
Albanian Disability Rights Foundation
Help the Life Association
Down Syndrome Albania



Përshëndetje

| Categories Informacion nga ANAD
Te gjithe anetareve te komunitetit qe nuk degjon ne Shqiperi.
Dua t’ju rikujtoj ne lidhje me kuotat e papaguara per periudhen 1 deri 4 vite.
Menyra sesi do veproni do jete komunikimi me ane te numrit te WhatsApp si me poshte ku do merrni informacionin qe kerkoni dhe te shtroni kerkesat tuaja. Personi pergjegjes do jete Klisman Ibrahimi.
Kerkesat tuaja rast pas rasti ne lidhje si, sa dhe kur do behet do diskutohen dhe vendosen nga bordi I ANAD.
Ju faleminderit dhe ju pershendes