Si të kontaktoni dhe si funksionon shërbimi ligjor falas në Tiranë

| Categories Kryefaqja
Qëndrat e ndihmës ligjore falas, me qëllim sigurimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në akses, ofron shërbimin nëpërmjet juristëve të dedikuar dhe trajnuar të cilët janë gati t’ju dëgjojnë dhe udhëzojnë për veprime të mëtejshme.

Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e katërt informuese mbi mënyrën e funksionimit dhe si të kontaktojmë shërbimin ligjor falas.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë

Drejtësi miqësore për të mitur.

| Categories Kryefaqja
Je nën-moshën 18 vjeç, dyshohesh se ke kryer një vepër penale dhe je ndaluar nga policia?
Atëherë, duhet të dish se ke disa të drejta:

– pse të kanë ndaluar apo arrestuar, çfarë do të ndodh me ty dhe si të lajmerosh prindërit apo kujdestarin;
– të të plotësohen të gjitha nevojat si: veshmbathje, ushqim, kujdes shëndetësor;
– ke të drejtën e një Avokati falas;
– ke të drejtën e një Psikolog falas, i/e cila do të mbështesë gjatë gjithë proçesit;
– nëse ke vështirësi në dëgjim, të folur ose shikim kërko një interpretues ose lehtësues;

Nëse ke nevojë për ndihmë apo mbështetje ose të drejtat e tua janë cënuar telefono falas në numërin: 116 111.

Për të mësuar më shumë mbi të drejtat tuaja, klikoni në këtë link: https://qpkmr.gov.al/

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë

Mite dhe fakte për vaksinat anti-Covid

| Categories Kryefaqja

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë informacione të pavërteta në lidhje me vaksinat anti-Covid, një ndër të cilat është: “Vaksinimi anti-Covid ndikon në mbetjen shtatzënë dhe dëmton shtatzëninë.” Mjekët, jo vetëm që e përgënjeshtrojnë një gjë të tillë por inkurajojnë të gjitha gratë shtatëzëna ose që duan të arrijnë një shtatëzani, të bëjnë vaksinën në kohën e duhur me qëllim që të jenë të mbrojtura.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë

Kontrolli Mjekësor Bazë falas në çdo qëndër shëndetësore.

| Categories Kryefaqja
Kontrolli mjekësor bazë ofrohet falas në çdo qëndër shëndetësore për të gjithë personat e moshës 35-70 vjeç. Kontrolli mjekësor bazë do të ofrohet sipas prioriteteve, ku të sëmurët kronik dhe pacientët post-Covid do shërbehen të parët.

Për më shumë drejtohuni Mjekut tuaj të Familjes.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë

Përjashtimi nga shpenzimet dhe pagesat gjyqësore

| Categories Kryefaqja
Për të gjithë personat të cilët kualifikohen të përfitojnë ndihmën ligjore falas parësore dhe dytësore, nëpërmjet formularëve të vënë në dispozicion nga Ministria e Drejtësisë mund të përfitojnë të drejtën të përjashtohen nga shpenzimet dhe pagesat gjyqësore.

Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e tretë informuese mbi përjashtimin nga shpenzimet dhe pagesat gjyqësore.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë