Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.
Si rezultat i pandemisë Covid-19, ANAD u përball me të papritura të mëdha shprehet Drejtori Ekzekutiv Z. Florian Rojb. Izolimi social solli probleme të shumta për komunitetin e personave që nuk dëgjojnë dhe veçanërishtë fëmijët. Falë partneritetit me UNICEF, ANAD arriti që t’i vijë në ndihmë fëmijëve që nuk dëgjojnë : së pari duke krijuar materiale informuese të aksesueshme në gjuhën e shenjave dhe së dyti, nëpërmjet trajnimit bazik në gjuhën e shenjave të fëmijëve, mësuesëve dhe stafit mbështetës me qëllim rritjen e aftësive të shprehjes dhe komunikimit në gjuhën e shenjave shqipe.
Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë fal bashkëpunimit me ANAD dhe mbështetjen e UNICEF ka bërë të mundur trajnimin e stafit të saj në gjuhën e shenjave shqipe. Trajnim në të cilin ANAD, po me mbështetjen e UNICEF, synon të përfshijë edhe prindërt e fëmijëve që nuk dëgjojnë pasi fuqizimi i familjeve do të bënte të mundur një respektim më të mirë të të drejtave të fëmijeve që nuk dëgjojnë në Shqipëri.
Mesazhi i Ministres së Arsimit, Znj. Evis Kushi dhe fëmijëve pa dhe me aftësi të kufizuara me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.
Në familjen tonë ne përballemi cdo ditë me sfidën dhe nevojën për të komunikuar, për të mbështetur dhe ndarë informacionin në përditshmërinë tonë!
Me mbështetjen e UNICEF Albania dhe bashkëpunimin e Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë ANAD ka mundur të përcjellë nevojat e prindërve për të mësuar gjuhën e shenjave shqipe dhe rëndesinë e edukimit të vazhduar për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri.