Komiteti i të Rinjve Shqiptare që Nuk Dëgjojnë.27 Shkurt 202427 Shkurt 2024 | Categories Informacioni i KRSHND Njoftim Komiteti i të Rinjve Shqiptare që Nuk Dëgjojnë, në muajin Dhjetor, ka mbajtur Asamblenë e Përgjithshme ku është zgjedhur Bordi i ri Drejtues për vitin 2023 – 2025. Bordi i ri përbëhet nga 7 anëtarë në pozicionet e mëposhtme: 1. Presidente e i KRSHND Elona Elezi 2. Zv. President i KRSHND Olsi Pira 3. Arkëtare i Bordit të KRSHND Aldi Blini 4. Sekretar i Bordit të KRSHND Etmond Llani 5. Anëtare e Bordit të KRSHND Zamira Allasufi 6. Anëtar i Bordit të KRSHND Erison Tafani 7. Anëtare i Bordit të KRSHND Adi Fjolla Ju faleminderit!
Njoftojmë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë.27 Shkurt 202427 Shkurt 2024 | Categories Kryefaqja Njoftojmë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë se, duke filluar që nga dita e sotme e në vazhdim në televizionin: RTSH2 – Klan dhe Top Chanel do mund të ndiqni lajmet e ditës në gjuhën e shenjave Shqip, sipas këtij kalendari: TV Klan = çdo të enjte, ora 19:30 Top Chanel = çdo të premte, ora 15:00 RTSH2 = çdo të diel, ora 20:00. Ju faleminderit
Zgjedhja e Bordit të Komitetit të të Rinjve Shqiptarë Asambleja e Përgjithshme20 Nëntor 202320 Nëntor 2023 | Categories Informacioni i KRSHND, Kryefaqja Përshëndetje të gjithë anëtarëve. Ju njoftojmë se Asambleja e Përgjithshme për Zgjedhjen e Bordit të Komitetit të të Rinjve Shqiptarë do të mbahet më datën 10 dhjetor në orën 10:00 pranë ambienteve të Degës së Tiranës.Kjo Asamble do të jetë një platformë e rëndësishme për të zgjedhur liderët e ardhshëm të Komitetit të të Rinjve, të cilët do të përfaqësojnë dhe ndihmojnë në zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve të organizatës. Ne vlerësojmë kontributin e çdo anëtari!Faleminderit dhe shihemi në Asamblenë e Përgjithshme.
Festa e 30-Vjetorit të Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë16 Nëntor 202316 Nëntor 2023 | Categories Informacion nga ANAD, Kryefaqja Festa e 30-Vjetorit të Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk DëgjojnëMe kënaqësi ju informojmë se, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë shënon 30 vjetorin e saj. Në këtë rast të veçantë, ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin që do të mbahet më datën 26 nëntor 2023, në Degen e Tiranës, duke filluar në orën 10:00.Në këtë festë të veçantë, do të kemi rastin të ndajmë eksperiencat e anëtarëve të Shoqatës që janë përfshirë nga themelimi i saj. Ky do të jetë një moment i emocionueshëm për të reflektuar mbi arritjet dhe përpjekjet që kanë bërë këta njerëz të përkushtuar në ndihmë të komunitetit të tyre.Ju presim në Degen e Tiranës më 26 nëntor 2023, ora 10:00!
“Konkursi i Lojërave të Shahut dhe Hedhja me Shigjeta”1 Nëntor 20231 Nëntor 2023 | Categories Kryefaqja “Konkursi i Lojërave të Shahut dhe Hedhja me Shigjeta”Për të gjithë te apasionuarit e lojërave, ju mirëpresim në garën tonë të veçantë të shahut dhe hedhjes me shigjeta. Ky është një event ku mund të shfaqni talentin tuaj dhe të zhvilloni aftësitë tuaja në këto dy lojëra të mrekullueshme.Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë.Fituesit do të nderohen me çmime të veçanta.Ju mirëpreim pranë Degës së ANAD në Tiranë me 5 Nentor 2023, ora 09:30!