Falë partneritetit me UNICEF, ANAD arriti që t’i vijë në ndihmë fëmijëve që nuk dëgjojnë.

| Categories Kryefaqja
Si rezultat i pandemisë Covid-19, ANAD u përball me të papritura të mëdha shprehet Drejtori Ekzekutiv Z. Florian Rojb. Izolimi social solli probleme të shumta për komunitetin e personave që nuk dëgjojnë dhe veçanërishtë fëmijët. Falë partneritetit me UNICEF, ANAD arriti që t’i vijë në ndihmë fëmijëve që nuk dëgjojnë : së pari duke krijuar materiale informuese të aksesueshme në gjuhën e shenjave dhe së dyti, nëpërmjet trajnimit bazik në gjuhën e shenjave të fëmijëve, mësuesëve dhe stafit mbështetës me qëllim rritjen e aftësive të shprehjes dhe komunikimit në gjuhën e shenjave shqipe.

#unicefprotects
#unicefalbania
ANAD-SHKSHNJND
UNICEF Albania




Trajnimi i mësuesve dhe stafit mbështetës, punonjëse të edukimit dhe prindërve në gjuhën e shenjave shqipe është thelbësorë për garantimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve që nuk dëgjojnë.

| Categories Kryefaqja
Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë fal bashkëpunimit me ANAD dhe mbështetjen e UNICEF ka bërë të mundur trajnimin e stafit të saj në gjuhën e shenjave shqipe. Trajnim në të cilin ANAD, po me mbështetjen e UNICEF, synon të përfshijë edhe prindërt e fëmijëve që nuk dëgjojnë pasi fuqizimi i familjeve do të bënte të mundur një respektim më të mirë të të drejtave të fëmijeve që nuk dëgjojnë në Shqipëri.

#unicefprotects
#unicefalbania
ANAD-SHKSHNJND
UNICEF Albania
Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë




1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

| Categories Kryefaqja
Mesazhi i Ministres së Arsimit, Znj. Evis Kushi dhe fëmijëve pa dhe me aftësi të kufizuara me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëgratëdhevajzatqënukdëgjojnë



Për trajnimin e prindërve të fëmijëve që nuk dëgjojnë në gjuhën e shenjave shqipe!

| Categories Kryefaqja
Në familjen tonë ne përballemi cdo ditë me sfidën dhe nevojën për të komunikuar, për të mbështetur dhe ndarë informacionin në përditshmërinë tonë!

Me mbështetjen e UNICEF Albania dhe bashkëpunimin e Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë ANAD ka mundur të përcjellë nevojat e prindërve për të mësuar gjuhën e shenjave shqipe dhe rëndesinë e edukimit të vazhduar për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri.

#unicefprotects
#unicefalbania
ANAD-SHKSHNJND
UNICEF Albania