Vaksinim i hapur24 Nëntor 202122 Korrik 2021 | Categories Kryefaqja Ka nisur java e vaksinimit të hapur, kundër virusit COVID-19, për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Proçesi i vaksinimit do të zgjasë deri ditën e diel, datë 25 korrik dhe karta e identitetit është i vetmi dokument identifikimi që duhet të keni me vete.Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
Rezultatet e intervistës për Instruktorë të Gjuhës së Shenjave Shqipe!24 Nëntor 202119 Korrik 2021 | Categories Informacion nga ANAD Pas proçesit të intervistimit të personave të interesuar për tu bërë pjesë e trajnimit të Instruktorëve të Gjuhës së Shenjave Shqipe, i cili do të fillojë në shtator 2021 dhe do të zgjasë për një periudhë prej 8 muajësh, ANAD shpall emrat e personave fitues! Në muajin shtator, do të ndajmë një informacion më të detajuar me ju në lidhje me vendin dhe programin e trajnimit.Urime: Afërdita BardhiAldi Blini Dorian SulkoErnisa BliniFrançeska XhungaSadete Vakaj
Çrregullimet e stresit dhe pandemia COVID-1924 Nëntor 202119 Korrik 2021 | Categories Kryefaqja Shëndeti mendor dhe mbështetja psiko-sociale kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin tonë, veçanërishtë në periudha pandemish sikundër është kjo e COVID-19, e cila është shoqëruar me izolime të herëpasherëshme. Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e katërt informuese mbi çrregullimet e stresit.Austrian Development Agency ANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
Sfidat e prindërimit gjatë pandemisë COVID-1924 Nëntor 202112 Korrik 2021 | Categories Kryefaqja Shëndeti mendor dhe mbështetja psiko-sociale kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin tonë, veçanërishtë në periudha pandemish sikundër është kjo e COVID-19, e cila është shoqëruar me izolime të herëpasherëshme. Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e tretë informuese mbi sfidat që prindërit kanë hasur dhe vazhdojnë të hasin për shkak të pandemisë COVID-19. Austrian Development Agency ANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
Thirrje për persona që nuk dëgjojnë të interesuar për trajnimin e instruktorëve të gjuhës së shenjave shqipe!24 Nëntor 20219 Korrik 2021 | Categories Informacion nga ANAD Përballë një kërkese në rritje për trajnim në gjuhën e shenjave shqipe, të fëmijëve që nuk dëgjojnë, prindërve të tyre, mësuesve dhe grupeve të tjera të shoqërisë lind nevoja për trajnimin e instruktorëve të gjuhës së shenjave shqipe. ANAD do fillojë trajnimet e Instruktorëve të gjuhës së shenjve shqipe, i cili do zgjasë 8 muaj duke filluar nga muaji shtator 2021 deri në prill 2022.Për të gjithë të interesuarit, ditën e diel, në datën 18 korrik nga ora 09.00 – 17.00 pranë zyrave të ANAD, do të zhvillohen intervistat për përzgjedhjen e kandidatëve. Mosha e kandidatëve duhet të jetë nga 18 deri 42 vjec.Kusht i domosdoshëm për pranimin në intervistë është pasja e diplomës së shkollës që vërteton mbarimin e ciklit të plotë si dhe çdo certificatë tjetër trajnimi që mund të keni kryer për ta futur në dosjen e secilit sipas rregulloreve të përcaktuara.Nga intervistat e realizuara do të përzgjidhen 13 persona që nuk dëgjojnë, të cilët do jenë pjesë e trajnimit si instruktorë të gjuhës së shenjave shqipe për një përiudhë 8 mujore (Shtator 2021 – Prill 2022) dhe do zhvillohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 8.00 deri 15.00.Për të gjithë pjesëmarrësit që jetojnë në qyetetet afër Tiranës, si psh Elbasani, Durrësi projekti do të paguajë shpenzimet e transportit si dhe dietën ushqimore.Ndërkohë për të gjithë ata që vijnë nga qyetete më larg Tiranës si: Shkodër, Vlorë, Korçë apo Sarandë shpenzimet e transportit si dhe fjetja do paguhen nga vetë ata. Vetëm dieta ushqimore do mbulohet nga projekti.Për të gjithë personat e interesuar nga komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë ju ftoj të paraqiteni pranë zyrave të ANAD në datë 18 korrik për zhvillimin e intervistave.