Njoftim2 Prill 20242 Prill 2024 | Categories Kryefaqja NjoftimNë datat 5 deri 7 prill 2024 do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut një konkurs me gatime tradicionale nga vende të Ballkanit. Shqipëria do të përfaqësohet nga 3 gra nga komuniteti I njerëzve që nuk dëgjojnë.Në mbarim të konkursit do të ndahen çmime për gatimin më të mirë.
Përshëndetje miq të ANAD!12 Mars 202412 Mars 2024 | Categories Kryefaqja Përshëndetje miq të ANAD!Shoqata ANAD ndjen përgjegjësinë t’ju informojë se, për shkak të mosfunksionimit normal të punimeve në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, interpretet e ANAD nuk kanë mundur të interpretoj seancat parlamentare në gjuhën e shenjave shqipe.Shërbimi i interpretimit në seancat parlamentare do të rinisë në momentin kur parlamenti të fillojë punën si zakonisht.Ju falënderojmë për interesimin tuaj.ANAD do t’ju njoftojë me një komunikim të dytë për rifillimin e këtij shërbimi.
Informojmë të gjitha gratë dhe vajzat që nuk dëgjojnë.27 Shkurt 202427 Shkurt 2024 | Categories Kryefaqja Përshëndetje, Duam të informojmë të gjitha gratë dhe vajzat që nuk dëgjojnë se me rastin e 8-Marsit Ditën Ndërkombëtare të Gruas, do të organizohet një takim festiv. Takimi do të zhvillohet në Tiranë pranë Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë ditën e diel datë 10 Mars në orën 12:00. Mos harroni data 5 Mars është afati per regjistrim! Mund të kontaktoni në ANAD në numrin +355696389382 Whatsapp Ju mirëpresim të gjithave, Mirë u takofshim së shpejti!
Njoftojmë.27 Shkurt 202427 Shkurt 2024 | Categories Kryefaqja Njoftojmë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë se, duke filluar që nga dita e sotme e në vazhdim në televizionin: Vizion Plus do mund të ndiqni lajmet e ditës në gjuhën e shenjave Shqipe, sipas këtij kalendari: Vizion Plus = çdo të diel, ora 15:00. Ju faleminderit
Ju njoftojme se kartat e anëtarësimit për vitin 2024.27 Shkurt 202427 Shkurt 2024 | Categories Kryefaqja Ju njoftojme se kartat e anëtarësimit për vitin 2024 do të printohen në një format të ri, nëpërmejt QR code do të informohet komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me veprimtarinë e ANAD dhe përfitimet nga anëtarësimi. Mund të kontaktoni në ANAD në numrin +355696389382 në aplikacionin Whatsapp nga e hëna deri të premten ora 9:00 – 17:00 për të bërë aplikimet. Ju mirëprsim!