Përjashtimi nga shpenzimet dhe pagesat gjyqësore24 Nëntor 202114 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja Për të gjithë personat të cilët kualifikohen të përfitojnë ndihmën ligjore falas parësore dhe dytësore, nëpërmjet formularëve të vënë në dispozicion nga Ministria e Drejtësisë mund të përfitojnë të drejtën të përjashtohen nga shpenzimet dhe pagesat gjyqësore. Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e tretë informuese mbi përjashtimin nga shpenzimet dhe pagesat gjyqësore. Austrian Development Agency ANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
Rregullat e reja anti-Covid-1924 Nëntor 202114 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja Rregullat e reja anti-Covid-19 të ndëmarra nga qeveria shqiptare për të gjithë personat që duan të hyjnë në Shqipëri pas datës 6 shtator 2021. Kujdes: Fëmijët deri në 6 vjeç nuk u nënshtrohen këtyre rregullave. Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
Mësimi plotësues dhe fillimi i vitit të ri shkollor.24 Nëntor 202114 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja Pas shqetësimeve të ngritura nga mësues dhe prindër, se një javë mësim plotësues nuk do të mjaftonte për të plotësuar mangësitë e krijuar nga mësimi online, Ministria e Arsimit vendos ta zgjerojë edhe me dy javë të tjera. Kështu, viti i ri shkollor 2021-2022 nis në datë 27 shtator dhe jo në datën 13 shtator. Me shtyrjen e viti të ri shkollor shtyhet edhe data e përfundimit të tij, nga data 8 qershor 2022 në 17 Qershor 2022 (arsimi bazë: klasa e 1-9). Mësimi plotësues nuk është i detyruar dhe nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë. Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
Ndihma juridike e garantuar nga shteti: Ndihma Juridike Parësore24 Nëntor 202114 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja Në përmbyllje të ciklit të videove informuese mbi të drejtën për punësim dhe mundësit reale të punësimit që ekzistojnë për personat që nuk dëgjojnë, vijojmë me ndarjen e ciklit të videove informuese në lidhje me shërbimin ligjor falas të garantuar nga shteti. Ndihma ligjore falas është shërbim juridik që garantohet dhe financohet nga shteti për çdo individi të shoqërisë tonë, i cili për shkak të statusit shoqëror, psiko-fizik, juridik ose ekonomik has vështirësi në qasjen e tij tek drejtësia. Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e parë informuese mbi ndihmën juridike parësore, një e drejtë kushtetuese për grupet e marxhinalizuara. Austrian Development Agency ANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
Mundësit ekzistuese për punësim për personat që nuk dëgjojnë, nëpërmjet ofrimit të aksesueshëm të proçesit të aplikimit.24 Nëntor 20218 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja Mundësit ekzistuese për punësim për personat që nuk dëgjojnë, nëpërmjet ofrimit të aksesueshëm të proçesit të aplikimit.Mundësit ekzistuese për punësim për personat që nuk dëgjojnë dhe planeve individuale të punësimit, një modeli i ri shërbimi që përfshinë shërbime këshillimi dhe ndërmjetësim për t’ju përshtatur sa më mirë të papunëve me aftësi të kufizuara dhe kërkesave të punëdhënësve, ku edhe ju mund të bëheni pjesë.Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e pestë informuese mbi mundësit ekzistuese për punësim për personat që nuk dëgjojnë.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë