Njoftim për Komunitetin e Njerëzve që nuk Dëgjojnë!24 Nëntor 202124 Shtator 2021 | Categories Informacion nga ANAD Njoftim për Komunitetin e Njerëzve që nuk Dëgjojnë!Intervista për Instruktor të Gjuhës së Shenjave Shqipe, faza e dytë. Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë do të hapë fazën e dytë të aplikimeve për Instruktor të Gjuhës së Shenjave Shqipe, të gjithë të interesuarit të kontaktojnë në nurmin e telefonit +355 696389382, deri më datë 01 Tetor 2021.Intervistimi do të bëhet ditën e diel më datë 03.10.2021, prej orës 10.00- 17.00. Ju faleminderit!
Varianti DELTA, çfarë duhet të dimë?24 Nëntor 202124 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja Varianti DELTA i COVID-19, është dy here më infektues se varianti original. Edhe nëse jemi të vaksinuar, zbatimi i rregullave anti-COVID-19, si distancimi social, larja e duarëve, përdorimi i maskës është një domosdoshmëri. Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
“Java Ndërkombëtare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë“24 Nëntor 202123 Shtator 2021 | Categories Informacion nga ANAD “Java Ndërkombëtare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë“ Festojmë sëbashku Javën Ndërkombëtare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë nën moton: “ Festojmë Fuqizimin e Komunitetit të Njerëzve që nuk Dëgjojnë”. Me këtë rast, ANAD ka vendosur organizimin e disa takimeve nga data 20 – 26 Shtator 2021. Më 23 Shtator, ora 10.00 – 12.00, do të organizohet takimi me fokus “E drejta për arsim dhe komunkim e njerëzve që nuk dëgjojnë në Shqipëri: “Ne komunikojmë në gjuhën e shenjave”. Ky takim organizohet në bashkëpunim me Qendrën “COD”. Prezent në takim do të jenë përfaqsues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Komisioneri për Mbrojten nga Disktiminimi, etj. Më 27 Shtator, ora 17.00 – 19.00 do të organizohet takimi me fokus “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë në Shqipëri nëpërmjet aksesit në informacion në gjuhën e shenjave”, pranë Instalacionit “Reja”. Ky takim organizohet në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.Ju mirëpresim!
Varianti DELTA, çfarë duhet të dimë?24 Nëntor 202122 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja Varianti DELTA i COVID-19, është dy here më infektues se varianti original. Edhe nëse jemi të vaksinuar, zbatimi i rregullave anti-COVID-19, si distancimi social, larja e duarëve, përdorimi i maskës është një domosdoshmëri. Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
e-Albanian me një modul të ri për rregjistrimet në gjimnaze.24 Nëntor 202122 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja e-Albania më pranë nxënësve të gjimnazit këtë vit të ri shkollor, me shërbimet më të reja: Rregjistrim në klasë të dhjetë;Rregjistrim në gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç, në më pak se një minute. Ju do të njoftoheni elektronikishtë në rast pranimi apo refuzimi të rregjistrimit tuaj. Kujdes: Regjistrimi në një gjimnaz do të varet nga shkolla ku është kryer arsimi bazë! Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë