Njerëzit që nuk dëgjojnë kanë mundësi të pakta punësimi.24 Nëntor 202120 Tetor 2021 | Categories Kryefaqja Njerëzit që nuk dëgjojnë kanë mundësi të pakta në tregun e punës në krahasim me njerëzit që dëgjojnë. Në kushtet e pandemisë vështirësitë u shtuan dhe situata u përkeqësua për shkak të kufizimeve, rregullave, mbylljes së një numëri biznesesh dhe shkurtimit të vendeve të punës.Në kuadër të projektit ”Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim u bë e mundur njohja me zyrat e punës, mundësit ekzistuese për punë për njerëzit që nuk dëgjojnë si edhe shërbimin ”plani individual i punësimit”. Një model i ri shërbimi që përfshin shërbim këshillimi dhe ndërmjetsimi për t’ju përshtatur sa më mirë të papunëve me aftësi të kufizuara dhe kërkesave të punëmarrësve.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
Njoftim24 Nëntor 202111 Tetor 2021 | Categories Informacion nga ANAD Njoftim Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë më datë 17 Tetor do të zhvilloj Asamblen e Përgjithshme, ku do mbahen zgjedhjet për Bordin e ri Drejtues per periudhen 2021-2025. Të gjithë personat e interesuar për tu bërë pjesë e Bordit Drejtues të ANAD të aplikojnë në numrat e më poshtëm +355696389382 deri më datë 15 Tetor 2021.
Njerëzit që nuk dëgjojnë në Shqipëri përballen me vështirësi në jetën e përditëshme24 Nëntor 202111 Tetor 2021 | Categories Kryefaqja Njerëzit që nuk dëgjojnë në Shqipëri përballen me vështirësi nga më të ndryshmet në jetën e përditëshme. Gjatë karantinës si rezultat i pandemisë COVID-19, ata përjetuan izolim dhe vështirësi edhe më të mëdha në krahasim me personat që dëgjojnë.Personat që nuk dëgjojnë janë një kategori e veçantë që kanë nevojë për shërbime specifike dhe aq më tepër kanë nevojë për komunikim dhe informacion në gjuhën e shenjave dhe pikërishtë kjo nevojë bën që ata të mos aksesojnë shërbime të ndryshme sociale dhe shëndetësore.Mungesa e një informacioni të detajuar nga ana e institucioneve përkatëse dhe veçanërishtë në gjuhën e shenjave, gjatë periudhës së karantinës ishte diskriminuese dhe izoluese duke sjellë si rrjedhojë probleme të shumta psiko-sociale për këtë komunitet.ANAD në kuadër të projektit ”Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimi të informacionit në gjuhën e shenjave” mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim mundi ti vijnë në ndihmë komunitetit duke dhënë informacion mbi shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale në gjuhën e shenjave.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
Qëndrat për Ofrimin e Ndihmës Ligjore Falas24 Nëntor 202128 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja Ndihma ligjore falas, përposë qëndrave të posaçme të ngritura nga shteti ky shërbim mund të merret edhe nëpërmjet klinikat e ligjit ose organizatave të autorizuara për ofrimin e këtij shërbimi.Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e pestë informuese mbi qëndrat për ofrimin e ndihmës ligjore falas, klinikat e ligjit dhe organizatat e autorizuara për ofrimin e këtij shërbimi. Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
“Unë i dua shenjat” dhe” Unë i dua fëmijët që nuk dëgjojnë”24 Nëntor 202127 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja “Unë i dua shenjat” dhe” Unë i dua fëmijët që nuk dëgjojnë” janë mesazhet me të cilat na përshëndesin fëmijët e Kopështeve 52,56, 27 dhe 29 në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë. #JavaNderkombetareNjerezveqeNukDegjojneBashkia TiranëFëmijët e Tiranës