8 Marsit, Dita Ndërkombëtare e Grave.31 Maj 202222 Shkurt 2022 | Categories Informacion rreth grave qe nuk degjojne Përshëndetje, Duam të informojmë të gjitha gratë dhe vajzat që nuk dëgjojnë që me rastin e 8-Marsit, Dita Ndërkombëtare e Grave, do të organizohet një takim festive në Tiranë. Takimi do të mbahet pranë Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë në orën 12:00, më datë 8 Mars 2022. Ju mirëpresim të gjithave, Mirë u takofshim së shpejti!
Njoftim për Komitetin e të Rinjve Shqiptarë që Nuk Degjojnë8 Shkurt 20228 Shkurt 2022 | Categories Informacioni i KRSHND Njoftojmë të gjithë anëtarët e KRSHND të bëhen pjesë e Asamblesë së Përgjithshme më datë 20 Shkurt 2022.Për të gjithë anëtarët me kuotizacion, KRSHND ka rezervuar një drekë për të festuar së bashku zgjedhjen e Bordit të ri Drejtues të KRSHND-së.Ju mirëpresim!
Asambleja e Përgjithëshme e KRSHND1 Shkurt 20221 Shkurt 2022 | Categories Informacioni i KRSHND Përshëndetje, Duam t’ju njoftojmë që më datë 20 Shkurt 2022 do të mbahet Asambleja e 6-të e Përgjithëshme e KRSHND. Të rinjtë e interesuar për tu bërë pjesë e bordit të ri të KRSHND duhet të dërgojnë aplikimin e tyre deri më 14 shkurt 2022. Asambleja do të mbahet pranë Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë dhe do të zgjasë nga ora 9 me 13:00. Ju faleminderit!
Proçesi i vlersimit për aftësin e kufizuar.17 Janar 202217 Janar 2022 | Categories Kryefaqja Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka filluar proçesin e vlersimit për aftësin e kufizuar.Për herë të parë në këtë vlersim do të përfshihen edhe njerëzit që nuk dëgjojnë.Ky proçes është pilotuar në Tiranë ku ANAD ka dhënë vlersimin e tij dhe ka avokuar për përfshirjen e shërbimit të interpretimit në gjuhën e shenjave shqipe.Vleraimi i ri për aftësin e kufizuar do të fillojë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës dhe më pas do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në bashkëpunim me Shërbimi Social Shtetëror do të bëj të mundur ofrimin e shërbimit të interpretimit në gjuhën e shenjave shqipe për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë.Ky shërbim i jep mundësinë personit që nuk dëgjonë të jetë pjesë aktivee vlersimit duke u përgjigjur në mënyrë të pavaruar pyetjeve të Kominionit të Vlersimit në pranin e Interpretit të Gjuhës së Shenjave.ANAD do të vazhdojë në ditët në vijim të publikojë video informuese lidhur me proçesin e vlersimit për aftësin e kufizuar.Ju faleminderit!Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeShërbimi Social Shtetëror#aksesnegjuheneshenjaveshqipe#interpretigjuhesseshenjaveshqipe
Instruktorëve të Gjuhës së Shenjave Shqipe17 Janar 202217 Janar 2022 | Categories Kryefaqja Vazhdon trajnimi i Instruktorëve të Gjuhës së Shenjave Shqipe një bashkëpunim i ANAD me Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive bazuar në metodën dygjuhësore.Programi i trajnimit të Instruktorëve të Gjuhës së Shenjave Shqipe, udhëhiqet nga profesionistë të fushës së edukimit të njerëzve që nuk dëgjojnë në bashkëpunim të ngushtë me trajner të huaj edhe vendas me qëllim që instruktorët të përfitojnë nga praktikat më të mira.Ky program është bërë i mundur fal mbështetjes së Swisscontact dhe Shoqatës Finlandeze të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë.ANAD do të vazhdojë t’ju informojë në vijim me video të tjera informuese në lidhje me Instruktorët e Gjuhës së Shenjave Shqipe.#edukimivazhduar #gjuhaeshenjaveshqipe#instruktorigjuhëssëshenjaveshqipeMinistria e Financave dhe EkonomisëDrejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr.4ANAD-SHKSHNJND