Java Ndërkombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë, 19-25 Shtator26 Shtator 202226 Shtator 2022 | Categories Informacion nga ANAD Java Ndërkombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë, 19-25 ShtatorNën moton “Ndërtojmë komunitete gjithëpërfshirëse për të gjithë” ANAD feston Javën Ndërkombëtare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë. Në kuadër të kësaj jave, ANAD është duke organizuar një seri aktivitetesh ndërgjegjësuse dhe informuese: si ekspozit me piktura, ditë të hapura, seminar mbi sfidat e të rinjëve që nuk dëgjojnë në Shqipëri, etj.Këto aktivitete janë të hapura për tu ndjekur nga të gjithë.Ju mirëpresim!#IWDP2022#IDSL2022
Përshëndetje!21 Korrik 202221 Korrik 2022 | Categories Kryefaqja Përshëndetje!Pas perfundimit të Konferencës së Shoqatës Shqiptare të Sportit për Njerëzit që Nuk Dëgjojnë, do të zhvillohet nje festë pranë Muzeut Kombëtar.Festa do të fillojë në orën 21:00 në mbrëmje deri në orën 06:00 të mëngjesit.Të gjithë personat që nuk dëgjojnë të interesuar janë të ftuar të marrin pjesë, pijet gjatë aktivitetit do të paguhen nga ana juaj.Ejani të festojmë së bashku!Shihemi në festë!
Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë21 Korrik 202221 Korrik 2022 | Categories Kryefaqja Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë fton të gjithë komunitëtin të bëhet pjesë e Konferences Rajonale të Sportit për Njerëzit që Nuk Dëgjojnë.Më datë 23 Korrik ora 16.00 pranë Muzeut Kombëtar.Për herë të parë në Shqipëri organizohet një aktivitet me fokus sportin për njerëzit që nuk dëgjojnë dhe ngritjen e Shoqatës Shqiptare të Sportit për Njerëzit që Nuk Dëgjojnë.I ftuar nga Organizata Europiane e Sporteve për njerëzit që nuk dëgjojnë “EDSO” Z.Iosif Stavrakakis në pozicionin e Presidentitn të “EDSO” , I cili do të mbështesë komunitetin tonë në themelimin e shoqatës së sportit si dhe suportin për perfshirjen në aktivitete dhe gara europiane.Ju mirëpresim!
3 Qershor 20223 Qershor 2022 | Categories Kryefaqja Praktikimi i aftësive pedagogjike dhe njohurive në gjuhën e shenjave shqipe jane në fokus të modulit të fundit të programit për Instruktorë të Gjuhës së Shenjave Shqipe.Gjatë muajit Maj Instruktorët janë angazhuar në trajnimin e mësuesëve të Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, mbi njohuritë bazë të komunikimit në gjuhën e shenjave shqipe, në kuadër të moduleve rreth gjuhës së shenjave shqipe dhe metodologjisë së mësimdhënies për nxënësit që nuk dëgjojnë.Programi i trajnimit të instruktorëve të gjuhës së shenjave shqipe zbatohet nga Shoqata Kombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, dhe mbështetet nga Shoqata Finlandeze e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë dhe nga UNDP në Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas/Leave no one behind”, të financuar nga Qeveria Zvicerane.UNDP Albania
Trajnimi i Instruktorëve te gjuhës së shenjave shqipe1 Qershor 20221 Qershor 2022 | Categories Kryefaqja Vazhdon të implementohet faza e dytë e programit për Instruktorët e Gjuhës së Shenjave Shqipe, projekt i mundësohet fal mbështetjes së UNDP Albania , Shoqatës Finlandeze të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë, dhe bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.Veprimtaria e instruktorit të gjuhës së shenjave shqipe është e lidhur ngushtë me trajnimin në gjuhën e shenjave të prindërve, mësuesëve , punonjësve socialë dhe profesionistëve të cilët punojnë me njerëz që nuk dëgjojnë.UNDP Albania