Të gjithë personat që nuk dëgjojnë dhe kanë mbushur 18 vjeç, kanë të drejtë që të aplikojnë, të ndjekin kursin e patentës dhe pajisen me leje drejtimi. Gjatë provimit teorik dhe praktikës personat, që nuk dëgjojnë kanë të drejtën të asistohen nga një Interpret i gjuhës së shenjave shqipe. Për më shumë, ju lutemi të ndiqni videon e mëposhtme.
Behuni pjesë e festës sonë! Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë hapin për herë të parë degën e saj në qytetin e Tiranës. Një vend takimi I ri për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë. Me datë 21 Maj në orën 11.00, ju mirëpresim në degën tonë me adresë Bulevardi Zhan Drak,kulla nr1.
Thirje për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë në moshë pune, për të marrë pjesë në takimet informuese lidhur me praktikat dhe mundësitë e punësimt dhe kurseve profesionale të ofruara nga Zyrat e Punës dhe Qendrave të Formimit Profesional në datat e caktuara nga ANAD. Për personat që nuk dëgjojnë të cilët banojnë në rrethe, ANAD do të mundësojë pjesmarrjen e tyre në këto takime nëpërmjet platformës Zoom duke ju derguar linkun përkatës për cdo mbledhje. Lutemi na dergoni të dhënat tuaja personale në numrin e kontaktit në WhatsApp dhe ne do tju kontaktojmë për detaje të tjera lidhur me trajnimet.
Projekti “Drejt punësimit nëpërmjet informacionit të aksesueshëm”, zbatohet me ndihmën e UNDP, ndërmarrë në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2), i cili mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë më datë 7/05/2023 do të zhvillojë Mbledhjen e Vecantë me të gjithë anëtarët e saj me kuotizacion.
Kjo mbledhje ka për qëllim diskutimin dhe miratimin e raporteve vjetore të Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë.
Ftojmë të gjithë anëtarët e ANAD të bëhen pjesë e këtij aktiviteti pranë Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë. prej ores 09:00 deri në 14:00.
Njoftim për komunitetin e njerëzve qe nuk dëgjojnë
Të gjthë anëtarët e Shoqatës Kombëtre Shqiptare të Njerëzve që nuk dëgjojnë I njoftojmë se për të kontaktuar me stafin e ANAD duhet të kontakoj në numrin e dedikuar për anëtarët.
Për cdo kërkesë ju lutem të kontaktoni në +355696389382