Komiteti i të Rinjve Shqiptare që Nuk Dëgjojnë.

| Categories Informacioni i KRSHND
Njoftim

Komiteti i të Rinjve Shqiptare që Nuk Dëgjojnë, në muajin Shkurt, ka mbajtur Asamblen e Përgjithshme ku është zgjedhur Bordi i ri Drejtues për vitin 2022 – 2024.

Bordi i ri përbëhet nga 5 anëtar në pozicionet e më poshtme:

President i KRSHND Aldi Blini
Zv. President i KRSHND Olsi Pira
Arkëtare e Bordit të KRSHND Elona Elezi
Sekretare e Bordit të KRSHND Florjan Kuçaj
Anëtar i Bordit të KRSHND Pellumb Tusha

Me anë të një video tjetër, ju do të njoftoheni në lidhje me disa ndryshime në Bordin drejtues të KRSHND.

Ju faleminderit!

Asambleja e Përgjithëshme e KRSHND

| Categories Informacioni i KRSHND
Përshëndetje,
 
Duam t’ju njoftojmë që më datë 20 Shkurt 2022 do të mbahet Asambleja e 6-të e Përgjithëshme e KRSHND.
 
Të rinjtë e interesuar për tu bërë pjesë e bordit të ri të KRSHND duhet të dërgojnë aplikimin e tyre  deri më 14  shkurt 2022.
 
Asambleja do të mbahet pranë Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë  dhe do të zgjasë nga ora 9 me 13:00.
 
Ju faleminderit!

Përshëndetje

| Categories Informacioni i KRSHND
Unë quhem Pëllumb Tusha dhe jam anëtar i bordit të KRSHNd-së.
Unë doja të ndaja me ju informacionin në lidhje me presidenten Z. Anastasi Dhimitri. Gjatë nje viti bashkëpunimi së bashku ne kemi punuar shumë dhe kemi patur arritjet tona.
Në mbledhjen e fundit te bordit Anastasia na njoftoi se për arsye personale duhet të japë dorëheqjen nga pozicioni i saj.
Në emër të të gjithë anëtarëve të bordit shprehim mirënjohjen dhe falenderimet për punën e saj. Gjithashtu i urojmë suksese në jetë!
Per vazhdimin e punës, pika e kontaktit tani me komunitetin do të jetë Ejona Balla në numrin që shikoni në ekran.
Kjo ishte gjithçka doja tëndaja me ju sot.
Faleminderit!



Përshëndetje

| Categories Informacioni i KRSHND
Prej një viti, takimet dhe aktivitetet në lidhje me zgjedhjet e reja të bordit janë shtyrë dhe anulluar për shkak të situatës së Covid.
Të gjithë anëtarët e komunitetit të moshës nga 18 – 35 vjeç, me të drejtë vote pra që kanë paguar kuotën, mund të propozojnë për ata që mendojnë dhe duan të jenē anëtarët e rinj të bordit.

Procesi i votimit do të realizohet:
a) me anë të video call live
b) ose ne Asambleja e Përgjithshme

Për çdo pyetje dhe komente gjithashtu do jetë Facebook si dhe WhatsApp në numrin e mëposhtëm.
Afati përfundimtar I votimit është fundi muajit prill.
Për më shumë informacion do të ketë dhe një video të dyte në ditët në vijim.
Ju falenderoj!