8 Marsit, Dita Ndërkombëtare e Grave.

| Categories Informacion rreth grave qe nuk degjojne

Përshëndetje,
 
Duam të informojmë të gjitha gratë dhe vajzat që nuk dëgjojnë që me rastin e 8-Marsit, Dita Ndërkombëtare e Grave, do të organizohet një takim festive në Tiranë. 
 
Takimi do të mbahet pranë Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë në orën 12:00, më datë 8 Mars 2022.
 
Ju mirëpresim të gjithave,
 
 
Mirë u takofshim së shpejti!
 

Dita Ndërkombëtare e Gruas “8 Mars”

| Categories Informacion rreth grave qe nuk degjojne
Pershendetje Sot dua të ndaj me ju informacionin në lidhje me festën e gruas të cilën ne e festojmë çdo 8 Mars. Këtë vit, ne gratë e komunitetit që nuk dëgjojnë nuk do tē kemi mundësi të mblidhemi të festojmë në ambjentet e Anad-it për shkak të situatës së Covid-it.
Me shpresën që vitin e ardhshëm situata do jetë normalizuar, gjej rastin t’ ju uroj gëzuar festën e gruas dhe barazi gjinore për të gjitha kudo ku jeni!

Mirupafshim


Realizimi I takimeve live në Facebook me gratë që nuk dëgjojnë

| Categories Informacion rreth grave qe nuk degjojne
COVID-19 ka krijuar vështirësi në përditshmërinë e jetës së grave që nuk dëgjojnë dëgjojnë lidhur me marrjen e shërbimeve, informacionin e aksesueshëm, situatën ekonomike dhe shëndetësore. Qëllimi takimeve live në Facebook është vlerësimi i nevojave të grave, ndarja e eksperiencave positive dhe negative gjatë kësaj periudhe dhe në të njëtën kohë adresimi i nevojave të tyrenëpërmjet grupimit të krijuar” Grupi i Grave që Nuk Dëgjojnë në Shqipëri” Adresimi i nevojave të tyre në institucionet përkatëse është pjesë e punës sonë të përditshme.

Ky projekt mbeshtet nga LevizAlbania, nje projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
#SDC
#LevizAlbania
#LevizPerDemokracineVendore
Leviz Albania