Përshëndetje

| Categories Informacion nga ANAD
Te gjithe anetareve te komunitetit qe nuk degjon ne Shqiperi.
Dua t’ju rikujtoj ne lidhje me kuotat e papaguara per periudhen 1 deri 4 vite.
Menyra sesi do veproni do jete komunikimi me ane te numrit te WhatsApp si me poshte ku do merrni informacionin qe kerkoni dhe te shtroni kerkesat tuaja. Personi pergjegjes do jete Klisman Ibrahimi.
Kerkesat tuaja rast pas rasti ne lidhje si, sa dhe kur do behet do diskutohen dhe vendosen nga bordi I ANAD.
Ju faleminderit dhe ju pershendes




ANAD me mbështetjen e Agjencisë Austriake të Zhvillimit, është duke zbatuar projektin

| Categories Informacion nga ANAD
ANAD me mbështetjen e Agjencisë Austriake të Zhvillimit, është duke zbatuar projektin
“Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e
shenjave”Projekti ka për qëllim që të informojë komunitetin e personave që nuk dëgjojnë në lidhje me zhvillimet më të fundit kundër COVID-19 dhe synon të informojë dhe fuqizojë vajzat dhe gratë që nuk dëgjojnë në lidhje me mbështetjen psiko-sociale, ndihmën ligjore falas dhe të drejtën për punësim. Na ndiqni në Facebook, Webpage dhe kanalin në youtube të ANAD për të mësuar më shumë por edhe aksesuar informacionin.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëgratëdhevajzatqënukdëgjojnë



Përshëndetje

| Categories Informacion nga ANAD
Unë jam Dorian Sulko, Presidenti i Shoqatës ANAD. Doja t’ju informoja në lidhje me konferencën e 9- të ku ftoj të gjithë anëtarët të cilët kanë paguar kuotat dhe kanē të drejtën të dërgojnë propozimet e tyre për statusin e ANAD-it.

Konferenca duhet të zhvillohet në muajin prill, maj ose qershor por për shkak të situatës së coronavirusit është shtyrë deri në kohen kur ky virus të jetë zhdukur.

Për çdo detaj do ju bëjmë me dije me një video informuese.
Ju falenderoj dhe mirupafshim!