Sherbimi I interpretimi për Vodafone Albania.24 Nëntor 202122 Korrik 2021 | Categories Informacion nga ANAD ANAD në bashkëpunim me Vodafone Albania ofron për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë oferta të përshtatura me 50% ulje. ANAD është duke përgatitur listën emërore të anëtarëve të cilët dëshirojnë të rregjistrohen për të përfituar nga oferta. Njoftojmë anëtarët të paguajnë kuotizacionin e ANAD dhe të dërgojnë në numrin e telefonit në WhatsApp kartën e identitetit. Listat me numrat e rinj do të jenë aktivë në muajin Shtator.
Rezultatet e intervistës për Instruktorë të Gjuhës së Shenjave Shqipe!24 Nëntor 202119 Korrik 2021 | Categories Informacion nga ANAD Pas proçesit të intervistimit të personave të interesuar për tu bërë pjesë e trajnimit të Instruktorëve të Gjuhës së Shenjave Shqipe, i cili do të fillojë në shtator 2021 dhe do të zgjasë për një periudhë prej 8 muajësh, ANAD shpall emrat e personave fitues! Në muajin shtator, do të ndajmë një informacion më të detajuar me ju në lidhje me vendin dhe programin e trajnimit.Urime: Afërdita BardhiAldi Blini Dorian SulkoErnisa BliniFrançeska XhungaSadete Vakaj
Thirrje për persona që nuk dëgjojnë të interesuar për trajnimin e instruktorëve të gjuhës së shenjave shqipe!24 Nëntor 20219 Korrik 2021 | Categories Informacion nga ANAD Përballë një kërkese në rritje për trajnim në gjuhën e shenjave shqipe, të fëmijëve që nuk dëgjojnë, prindërve të tyre, mësuesve dhe grupeve të tjera të shoqërisë lind nevoja për trajnimin e instruktorëve të gjuhës së shenjave shqipe. ANAD do fillojë trajnimet e Instruktorëve të gjuhës së shenjve shqipe, i cili do zgjasë 8 muaj duke filluar nga muaji shtator 2021 deri në prill 2022.Për të gjithë të interesuarit, ditën e diel, në datën 18 korrik nga ora 09.00 – 17.00 pranë zyrave të ANAD, do të zhvillohen intervistat për përzgjedhjen e kandidatëve. Mosha e kandidatëve duhet të jetë nga 18 deri 42 vjec.Kusht i domosdoshëm për pranimin në intervistë është pasja e diplomës së shkollës që vërteton mbarimin e ciklit të plotë si dhe çdo certificatë tjetër trajnimi që mund të keni kryer për ta futur në dosjen e secilit sipas rregulloreve të përcaktuara.Nga intervistat e realizuara do të përzgjidhen 13 persona që nuk dëgjojnë, të cilët do jenë pjesë e trajnimit si instruktorë të gjuhës së shenjave shqipe për një përiudhë 8 mujore (Shtator 2021 – Prill 2022) dhe do zhvillohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 8.00 deri 15.00.Për të gjithë pjesëmarrësit që jetojnë në qyetetet afër Tiranës, si psh Elbasani, Durrësi projekti do të paguajë shpenzimet e transportit si dhe dietën ushqimore.Ndërkohë për të gjithë ata që vijnë nga qyetete më larg Tiranës si: Shkodër, Vlorë, Korçë apo Sarandë shpenzimet e transportit si dhe fjetja do paguhen nga vetë ata. Vetëm dieta ushqimore do mbulohet nga projekti.Për të gjithë personat e interesuar nga komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë ju ftoj të paraqiteni pranë zyrave të ANAD në datë 18 korrik për zhvillimin e intervistave.
Përshëndetje! Dua t’ju njoftoj se stafi jonë pas proçesit të intervistimit dhe aprovimit nga strukturat e ANAD u shtua me dy punonjëse të reja (persona që dëgjojnë)24 Nëntor 202131 Maj 2021 | Categories Informacion nga ANAD Përshëndetje!Dua t’ju njoftoj se stafi jonë pas proçesit të intervistimit dhe aprovimit nga strukturat e ANAD u shtua me dy punonjëse të reja( persona që dëgjojnë):Eglantina Ajdinaj, FinanciereMerushe Zeneli, Asisente zyreFaleminderit që ju bashkuat ekipit të ANAD!
Përshëndetje24 Nëntor 202128 Maj 2021 | Categories Informacion nga ANAD Te gjithe anetareve te komunitetit qe nuk degjon ne Shqiperi. Dua t’ju rikujtoj ne lidhje me kuotat e papaguara per periudhen 1 deri 4 vite.Menyra sesi do veproni do jete komunikimi me ane te numrit te WhatsApp si me poshte ku do merrni informacionin qe kerkoni dhe te shtroni kerkesat tuaja. Personi pergjegjes do jete Klisman Ibrahimi.Kerkesat tuaja rast pas rasti ne lidhje si, sa dhe kur do behet do diskutohen dhe vendosen nga bordi I ANAD.Ju faleminderit dhe ju pershendes