Festa e 30-Vjetorit të Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë

| Categories Informacion nga ANAD, Kryefaqja
Festa e 30-Vjetorit të Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë

Me kënaqësi ju informojmë se, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë shënon 30 vjetorin e saj. Në këtë rast të veçantë, ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin që do të mbahet më datën 26 nëntor 2023, në Degen e Tiranës, duke filluar në orën 10:00.

Në këtë festë të veçantë, do të kemi rastin të ndajmë eksperiencat e anëtarëve të Shoqatës që janë përfshirë nga themelimi i saj. Ky do të jetë një moment i emocionueshëm për të reflektuar mbi arritjet dhe përpjekjet që kanë bërë këta njerëz të përkushtuar në ndihmë të komunitetit të tyre.

Ju presim në Degen e Tiranës më 26 nëntor 2023, ora 10:00!




Ftesë të Shoqatës Maqedonase të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë

| Categories Informacion nga ANAD, Kryefaqja
Në kuader të Javës Ndërkombëtare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë, me ftesë të Shoqatës Maqedonase të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë jeni të lutur të merrni pjesë në aktivitetin”Promovimi i të drejtave të personave që nuk dëgjojnë në Ballkan”. Aktiviteti do të zhvillohet në qytetin e Ohrit.

Për më shumë kontaktoni ANAD në WhatsApp në nr e telefonit 069 638 9382

Mbledhjen e Vecantë 2023

| Categories Informacion nga ANAD
Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë më datë 7/05/2023 do të zhvillojë Mbledhjen e Vecantë me të gjithë anëtarët e saj me kuotizacion.

Kjo mbledhje ka për qëllim diskutimin dhe miratimin e raporteve vjetore të Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë.

Ftojmë të gjithë anëtarët e ANAD të bëhen pjesë e këtij aktiviteti pranë Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë. prej ores 09:00 deri në 14:00.

Ju mirëpresim!