Njerëzit që nuk dëgjojnë kanë mundësi të pakta punësimi.

| Categories Kryefaqja
Njerëzit që nuk dëgjojnë kanë mundësi të pakta në tregun e punës në krahasim me njerëzit që dëgjojnë. Në kushtet e pandemisë vështirësitë u shtuan dhe situata u përkeqësua për shkak të kufizimeve, rregullave, mbylljes së një numëri biznesesh dhe shkurtimit të vendeve të punës.

Në kuadër të projektit ”Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim u bë e mundur njohja me zyrat e punës, mundësit ekzistuese për punë për njerëzit që nuk dëgjojnë si edhe shërbimin ”plani individual i punësimit”. Një model i ri shërbimi që përfshin shërbim këshillimi dhe ndërmjetsimi për t’ju përshtatur sa më mirë të papunëve me aftësi të kufizuara dhe kërkesave të punëmarrësve.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë