Ndihma juridike e garantuar nga shteti: Ndihma Juridike Parësore24 Nëntor 202114 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja by Klisman Ibrahimi Në përmbyllje të ciklit të videove informuese mbi të drejtën për punësim dhe mundësit reale të punësimit që ekzistojnë për personat që nuk dëgjojnë, vijojmë me ndarjen e ciklit të videove informuese në lidhje me shërbimin ligjor falas të garantuar nga shteti. Ndihma ligjore falas është shërbim juridik që garantohet dhe financohet nga shteti për çdo individi të shoqërisë tonë, i cili për shkak të statusit shoqëror, psiko-fizik, juridik ose ekonomik has vështirësi në qasjen e tij tek drejtësia. Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e parë informuese mbi ndihmën juridike parësore, një e drejtë kushtetuese për grupet e marxhinalizuara. Austrian Development Agency ANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë