3 Qershor 20223 Qershor 2022 | Categories Kryefaqja by Klisman Ibrahimi Praktikimi i aftësive pedagogjike dhe njohurive në gjuhën e shenjave shqipe jane në fokus të modulit të fundit të programit për Instruktorë të Gjuhës së Shenjave Shqipe.Gjatë muajit Maj Instruktorët janë angazhuar në trajnimin e mësuesëve të Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, mbi njohuritë bazë të komunikimit në gjuhën e shenjave shqipe, në kuadër të moduleve rreth gjuhës së shenjave shqipe dhe metodologjisë së mësimdhënies për nxënësit që nuk dëgjojnë.Programi i trajnimit të instruktorëve të gjuhës së shenjave shqipe zbatohet nga Shoqata Kombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, dhe mbështetet nga Shoqata Finlandeze e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë dhe nga UNDP në Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas/Leave no one behind”, të financuar nga Qeveria Zvicerane.UNDP Albania