Proçesi i vlersimit për aftësin e kufizuar.

| Categories Kryefaqja
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka filluar proçesin e vlersimit për aftësin e kufizuar.
Për herë të parë në këtë vlersim do të përfshihen edhe njerëzit që nuk dëgjojnë.Ky proçes është pilotuar në Tiranë ku ANAD ka dhënë vlersimin e tij dhe ka avokuar për përfshirjen e shërbimit të interpretimit në gjuhën e shenjave shqipe.
Vleraimi i ri për aftësin e kufizuar do të fillojë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës dhe më pas do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në bashkëpunim me Shërbimi Social Shtetëror do të bëj të mundur ofrimin e shërbimit të interpretimit në gjuhën e shenjave shqipe për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë.

Ky shërbim i jep mundësinë personit që nuk dëgjonë të jetë pjesë aktivee vlersimit duke u përgjigjur në mënyrë të pavaruar pyetjeve të Kominionit të Vlersimit në pranin e Interpretit të Gjuhës së Shenjave.
ANAD do të vazhdojë në ditët në vijim të publikojë video informuese lidhur me proçesin e vlersimit për aftësin e kufizuar.

Ju faleminderit!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shërbimi Social Shtetëror

#aksesnegjuheneshenjaveshqipe
#interpretigjuhesseshenjaveshqipe