Njerëzit që nuk dëgjojnë përballen me mungesë informacioni në gjuhën e shenjave në Gjykata24 Nëntor 202120 Tetor 2021 | Categories Kryefaqja by Klisman Ibrahimi Gjykatat në Shqipëri janë përditë plotë me njerëz dhe shpesh jo të gjithë dinë se ku mund të drejtohen apo jo kushdo mund të jetë në dijeni të të drejtave dhe detyrimeve që ka para ligjit. Me vështirësi të tilla dhe me mungesë të ndjeshme informacioni në gjuhën e shenjave ndeshen përditë edhe njerëzit që nuk dëgjojnë. Kjo situatë bën jo vetëm që të ketë probleme ligjore por mungesa e një ndihme nga shteti sjell një rëndim të situatës apo izolim shtesë për këtë komunitet. ANAD me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim nëpërmjet projektit ”Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” ka adresuar problemin dhe i ka ardhur në ndihmë komunitetin duke ndarë informacion në gjuhën e shenjave shqipe në lidhje me ndihmën ligjore falas. Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë