Njerëzit që nuk dëgjojnë në Shqipëri përballen me vështirësi në jetën e përditëshme24 Nëntor 202111 Tetor 2021 | Categories Kryefaqja by Klisman Ibrahimi Njerëzit që nuk dëgjojnë në Shqipëri përballen me vështirësi nga më të ndryshmet në jetën e përditëshme. Gjatë karantinës si rezultat i pandemisë COVID-19, ata përjetuan izolim dhe vështirësi edhe më të mëdha në krahasim me personat që dëgjojnë.Personat që nuk dëgjojnë janë një kategori e veçantë që kanë nevojë për shërbime specifike dhe aq më tepër kanë nevojë për komunikim dhe informacion në gjuhën e shenjave dhe pikërishtë kjo nevojë bën që ata të mos aksesojnë shërbime të ndryshme sociale dhe shëndetësore.Mungesa e një informacioni të detajuar nga ana e institucioneve përkatëse dhe veçanërishtë në gjuhën e shenjave, gjatë periudhës së karantinës ishte diskriminuese dhe izoluese duke sjellë si rrjedhojë probleme të shumta psiko-sociale për këtë komunitet.ANAD në kuadër të projektit ”Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimi të informacionit në gjuhën e shenjave” mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim mundi ti vijnë në ndihmë komunitetit duke dhënë informacion mbi shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale në gjuhën e shenjave.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë