Drejtësi miqësore për të mitur.

| Categories Kryefaqja
Je nën-moshën 18 vjeç, dyshohesh se ke kryer një vepër penale dhe je ndaluar nga policia?
Atëherë, duhet të dish se ke disa të drejta:

– pse të kanë ndaluar apo arrestuar, çfarë do të ndodh me ty dhe si të lajmerosh prindërit apo kujdestarin;
– të të plotësohen të gjitha nevojat si: veshmbathje, ushqim, kujdes shëndetësor;
– ke të drejtën e një Avokati falas;
– ke të drejtën e një Psikolog falas, i/e cila do të mbështesë gjatë gjithë proçesit;
– nëse ke vështirësi në dëgjim, të folur ose shikim kërko një interpretues ose lehtësues;

Nëse ke nevojë për ndihmë apo mbështetje ose të drejtat e tua janë cënuar telefono falas në numërin: 116 111.

Për të mësuar më shumë mbi të drejtat tuaja, klikoni në këtë link: https://qpkmr.gov.al/

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë