Mësimi plotësues dhe fillimi i vitit të ri shkollor.

| Categories Kryefaqja
Pas shqetësimeve të ngritura nga mësues dhe prindër, se një javë mësim plotësues nuk do të mjaftonte për të plotësuar mangësitë e krijuar nga mësimi online, Ministria e Arsimit vendos ta zgjerojë edhe me dy javë të tjera. Kështu, viti i ri shkollor 2021-2022 nis në datë 27 shtator dhe jo në datën 13 shtator. Me shtyrjen e viti të ri shkollor shtyhet edhe data e përfundimit të tij, nga data 8 qershor 2022 në 17 Qershor 2022 (arsimi bazë: klasa e 1-9). Mësimi plotësues nuk është i detyruar dhe nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë