Thirrje për persona që nuk dëgjojnë të interesuar për trajnimin e instruktorëve të gjuhës së shenjave shqipe!24 Nëntor 20219 Korrik 2021 | Categories Informacion nga ANAD by Klisman Ibrahimi Përballë një kërkese në rritje për trajnim në gjuhën e shenjave shqipe, të fëmijëve që nuk dëgjojnë, prindërve të tyre, mësuesve dhe grupeve të tjera të shoqërisë lind nevoja për trajnimin e instruktorëve të gjuhës së shenjave shqipe. ANAD do fillojë trajnimet e Instruktorëve të gjuhës së shenjve shqipe, i cili do zgjasë 8 muaj duke filluar nga muaji shtator 2021 deri në prill 2022.Për të gjithë të interesuarit, ditën e diel, në datën 18 korrik nga ora 09.00 – 17.00 pranë zyrave të ANAD, do të zhvillohen intervistat për përzgjedhjen e kandidatëve. Mosha e kandidatëve duhet të jetë nga 18 deri 42 vjec.Kusht i domosdoshëm për pranimin në intervistë është pasja e diplomës së shkollës që vërteton mbarimin e ciklit të plotë si dhe çdo certificatë tjetër trajnimi që mund të keni kryer për ta futur në dosjen e secilit sipas rregulloreve të përcaktuara.Nga intervistat e realizuara do të përzgjidhen 13 persona që nuk dëgjojnë, të cilët do jenë pjesë e trajnimit si instruktorë të gjuhës së shenjave shqipe për një përiudhë 8 mujore (Shtator 2021 – Prill 2022) dhe do zhvillohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 8.00 deri 15.00.Për të gjithë pjesëmarrësit që jetojnë në qyetetet afër Tiranës, si psh Elbasani, Durrësi projekti do të paguajë shpenzimet e transportit si dhe dietën ushqimore.Ndërkohë për të gjithë ata që vijnë nga qyetete më larg Tiranës si: Shkodër, Vlorë, Korçë apo Sarandë shpenzimet e transportit si dhe fjetja do paguhen nga vetë ata. Vetëm dieta ushqimore do mbulohet nga projekti.Për të gjithë personat e interesuar nga komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë ju ftoj të paraqiteni pranë zyrave të ANAD në datë 18 korrik për zhvillimin e intervistave.