Falë partneritetit me UNICEF, ANAD arriti që t’i vijë në ndihmë fëmijëve që nuk dëgjojnë.

| Categories Kryefaqja
Si rezultat i pandemisë Covid-19, ANAD u përball me të papritura të mëdha shprehet Drejtori Ekzekutiv Z. Florian Rojb. Izolimi social solli probleme të shumta për komunitetin e personave që nuk dëgjojnë dhe veçanërishtë fëmijët. Falë partneritetit me UNICEF, ANAD arriti që t’i vijë në ndihmë fëmijëve që nuk dëgjojnë : së pari duke krijuar materiale informuese të aksesueshme në gjuhën e shenjave dhe së dyti, nëpërmjet trajnimit bazik në gjuhën e shenjave të fëmijëve, mësuesëve dhe stafit mbështetës me qëllim rritjen e aftësive të shprehjes dhe komunikimit në gjuhën e shenjave shqipe.

#unicefprotects
#unicefalbania
ANAD-SHKSHNJND
UNICEF Albania